Gjenerali Igor Kirillov, 54 vjeç dhe shoqëruesi apo asistenti i tij, të ngarkuar për ruajtjen e armëve bërthamore ruse, sipas agjencisë shtetërore ruse Tass, u vranë rreth orës 07:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik ose një motoçikletë të parkuar pranë hyrjes së rezidencës së tij.
Gjenerali po dilte nga shtëpia për të shkuar në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, i shoqëruar nga një asistent ose truproje, kur bomba u ndez nga distanca dhe shpërthimi i vrau në çast.
Imazhet e postuara në rrjetin social Telegram dhe platforma të tjera dixhitale tregojnë dy trupa me fytyrë poshtë në asfalt, njëri prej të cilëve është i mbuluar me gjak. Dera e ndërtesës duket e dëmtuar rëndë dhe disa xhama janë thyer.
Tass vlerëson se pajisja ishte e barabartë me 300 gram eksploziv. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që një sasi e ngjashme TNT (trinitrotoluen) të shkaktojë vdekjen, duhet të shpërthejë rreth një metër e gjysmë larg një personi. Kjo do të thotë se skuteri ishte shumë afër hyrjes së shtëpisë së gjeneralit, i parkuar në mënyrë të tillë që ta detyronte të kalonte pranë saj për të shkuar te makina e tij.
Kjo do të thotë gjithashtu se sulmuesit ndoshta kanë qenë në vend, ose kanë pasur pamje të drejtpërdrejtë të rrugës, në mënyrë që të mund të aktivizojnë mjetin shpërthyes pikërisht në momentin kur Kirillov ka kaluar pranë, me telekomandë apo celular.
Dëshmitarët thanë se kujtuan se ishte një copë e madhe betoni që ra.
“Në fillim mendova se një copë e madhe betoni kishte rënë në tokë në një kantier ndërtimi, por ishte shumë e fortë për të lidhur me ndërtimin e ndërtesave. Ishte e frikshme”, tha një grua.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024