Gazment Bardhi sot është i pozicionuar politikisht krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të liderit demokrat, të bëra me zë e figurë, nuk mund të harrohen. Në nëntor të vitit 2021, Bardhi hidhte akuzën publike se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës.
I rreshtuar fillimisht krah Lulzim Bashës në betejën brenda PD-së, Bardhi gjatë një konference publike, deklaronte se Suel Çela ishte angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës, për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.
Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.
Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.
- Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt - 17/10/2025
- Protesta në mbështetje të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit mes pjesëmarrësve - 17/10/2025
- Bujar Leskaj në protestën në mbështetje të UÇK, thyen urdhërin e Berishës dhe sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë - 17/10/2025