Sherri mes lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë nuk ka mjaftuar për këta të fundit. Rumunët kanë tentuar që të sulmojnë edhe Edon Zhegrovën pas anulimit të kësaj sfide.
Gjatë konferencës për shtyp në një prej ambientet e stadiumit, disa rumunë, ndër ta dhe gazetarë kanë tentuar t’i afrohen Edon Zhegrovës. Por ndërhyrja ka qenë e mënjeherëshme nga zyrtarët e Federatë së Futbollit të Kosovës.
Është pikërisht ish-zyrtari, Taulant Hodaj që filloi përleshjen me rumunët, duke shtyrë një prej tyre. Më pas në këtë ‘valle’ u futën dhe presidenti Agim Ademi dhe zyrtari tjetër, Bajram Shala.
“Ai sulmoi lojtarët tanë. A është kjo mikpritje? Turp për ju! Ka mbaruar për ju!”, dëgjohet të thotë Hodaj.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përgjigjet Irani, raketa kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak. Trump në “Situation Room”. Izraeli bombardon simbolet e regjimit në Teheran - 23/06/2025
- Ku tundet një bush del një Berishë - 23/06/2025
- “Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët - 22/06/2025