Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kishës “Burimi Jetëdhënës” e njohur si Mitropolia e Korçës. Kjo katedrale prej shekujsh ka qenë simbol i besimit ortodoks, por në kohën e diktaturës, ishte kthyer në Muze, në atë të Artit Mesjetar.
Punimet për rikthimin e saj në identitet kanë nisur që prej muajit maj të 2019-ës, ndërsa deri tani është realizuar më tepër se 75% e tyre. Gjatë verës puna u përqëndrua kryesisht në pjesën e jashtme, pikërisht në ndërtimin e këmbanoreve.
At Mihal Sonellari, epitrop arkihieratik, sekretar i përgjithshëm i Mitropolisë, bën me dije se në vijim do të punohet edhe në brendësi ndërsa thotë se punimet po kryhen edhe falë donacioneve çka do të thotë se nëse dëshira ekziston, gjithçka mund të bëhet realitet.
Mitropolia është një ndër kishat më të vjetra në vend, e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, pasi rreth saj u ndërtua qyteti i Korçës.
Kjo kishë ishte aq madhështore sa konsiderohej nga më të bukurat në Ballkan dhe ishte pikërisht më e madhja dhe më e bukura kishë orthodokse në Shqipëri, me një sipërfaqe prej 1240 m2 dhe 30 m e lartë. Me rikonstruksionin e saj, Korçës do t’i kthehet një pjesë e identitetit të munguar .
- “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll - 30/09/2026
- Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton - 30/09/2026
- Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë - 30/09/2026