8.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Takim prezantues i projektit/ “Evidentimi, ruajtja dhe përmirësimi i resurseve gjenetike në rajonin e Korçës”

Në ambientet e universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë është bërë sot prezantimi i projektit “Evidentimi, ruajtja, përmirësimi dhe përdorimi i resurseve gjenetike autoktone të bimëve në rajonin e Korçës”. Projekti i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë, synon krijimin e një strukture kërkimore të qëndrueshme për ruajtjen e resurseve gjenetike të bimëve të rajonit. Ky projekt është kërkimor por impaktin e ka të trefishtë është shprehur ndër të tjera rektori i universitetit të Korçës, Dhimitri Bello.

Pjesë e këtij takimi prezantues të projektit ka qënë edhe zëvendës ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Albana Tole e cila u shpreh se ministria ka në fokus politikat në lidhje me kërkimin shkencor dhe inovacionin të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të vendit. Projekti do të realizohet si një bashkëpunim i Fakultetit të Bujqësisë në universitetin e Korçës me Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë.

Për dekanin e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Korçës, Gjergji Mero, ky projekt është shumë ambicioz dhe konkret për kushtet në të cilat ndodhet bujqësia shqiptare.

Projekti konsiston në krijimin e një baze të dhënash të këtyre resurseve gjenetike autoktone të bimëve në rajonin e Korçës dhe më pas krijimin e shtrukturave që ti ruajnë dhe promovojnë ato.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x