Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed gjatë vizitës në Baku të Azerbajxhanit ku ndodhen në kuadër të Samitit të Klimës COP29.
Rama përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur Presidentin një mik të rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë. Kryeministri u shpreh se gjatë takimit ato kanë folur për ecurinë e projekteve të përbashkëta të cilat po hyjnë në fazën e zbatimit.
“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
- Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump - 06/08/2026
- Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit - 06/08/2026
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026