Vjen urimi i pritur nga presidenti i Kinës Xi Jinping, për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Lajmi konfirmohet nga ministria e Jashtme e Kinës, e cila thotë se presidenti Xi Jinping i dërgoi një mesazh Donald Trump të enjten, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara.
Në mesazhin telegram, Xi tha se “historia ka treguar se bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA-së do të përfitojë të dyja palët, ndërsa konfrontimi do t’i dëmtojë të dyja.”
Sipas ministrisë, Xi vuri dukje se një marrëdhënie e shëndoshë dhe e qëndrueshme Kinë-SHBA u shërben interesave të përbashkëta të të dy vendeve dhe përmbush pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.
Xi shprehu shpresën se të dy vendet do të forcojnë dialogun dhe komunikimin, do të menaxhojnë siç duhet dallimet dhe do të zgjerojnë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm.
- Historia e rrallë, fshati i “1500 peshkatarëve” që krijoi skuadrën kampione të futbollit në Suedi - 21/10/2025
- Asgjë nuk udhëton më larg se mirënjohja/ Julia Paiva Hudinik, nusja që mbërriti në dasmë me kamionin e babait, si shenjë mirënjohje për mundin dhe sakrificat e tij - 21/10/2025
- Një foto për histori - 21/10/2025