Donald Trump është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitore në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë, duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.
Ai mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në Florida dhe tha se ky moment “do ta ndihmojë vendin që të shërohet”.
Pasi përfundoi fjalimin e tij, Trump bëri një kërcim fitoreje me këngën YMCA të grupit Village People.
Zonjës Harris do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonëm.
Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump deklaroi fitoren herët të mërkurën dhe falënderoi mbështetësit e tij në një tubim në Florida.
Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se “çdo ditë do të luftoj për ju” dhe se do të sjellë “epokën e artë për Amerikën”.
“Kjo ishte një lëvizje si askush nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, tha zoti Trump.
Ai u zotua të “rregullojë situatën në kufi” dhe “të rregullojë gjithçka në vendin tonë”.
Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën.
Nëse zoti Trump shpallet fitues siç parashikohet, ai do të bëhej presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026