9.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Zgjedhjet në SHBA, ku po i presin rezultatet Harris dhe Trump dhe festat që po organizojnë

Dy kandidatët Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën pak më parë dhe fjalimet e fundit, ndërsa tashmë fjalën e kanë qytetarët amerikanë, të cilët me votë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të Amerikës.

E teksa qytetaret po u drejtohen kutive të votimit dy kandidatët ndodhen në vende të ndryshe, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Pra, çfarë do të bëjnë ata ndërsa presin rezultatin e votimit?

Kamala Harris do të kalojë ditën sot në Uashington DC duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Ajo më pas do të mbajë festën e saj të vëzhgimit të natës zgjedhore në Universitetin e saj Alma Mater Howard.

Një zyrtar me njohuri për planet e saj tha se ajo ka ftuar edhe donatorët kryesorë në një konferencë zgjedhore, që sipas parashikimeve do mbahet herët gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

E ndërkohë, Donald Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida, ku do të presë edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x