6.5 C
Tirana
27 / 12 / 2024

Presidencialet e SHBA në anën të tjetër të botës, GALLUP: Serbia, vendi më pro-Trump në Evropë. Si do të votonin shtetet e tjera

Vëmendja botërore është në SHBA, ku më 5 nëntor do të votohet në zgjedhjet presidenciale – votime që kanë ndikim edhe në pjesë të botës për shkak të rolit të madh politik, ekonomik e kulturor të SHBA-ve në rrafshin global.

Sondazhet në SHBA tregojnë për një garë të ngushtë në mes demokrates kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Por, si do të votonin shoqëritë e vendeve evropiane në rast se do të merrnin pjesë në ato zgjedhje, një sondazh i Gallup international Association, tregon se shumica e evropianëve do të votonin për Kamala Harris.

Në mesin e këtyre vendeve edhe Kosova do të votonte për Harris, që sipas sondazhit e ka përkrahjen 55%, kundrejt 27% sa do të votonin për Trumpin, sipas sondazhit.

Në një përqindje të lartë për Harris do të votonin edhe vende tjera evropiane si Danimarka 85%, Finlanda 82%, Norvegjia 81%, Suedia 81% – shtete që njihen për nivel të lartë emancipues shoqëror, dhe përafrim me vlerat e demokracisë liberale që Partia Demokrate në SHBA kryesisht i përqafon.

Ndërkaq, për Trumpin sipas sondazhit do të votonin vetëm tetë vende evropiane, në mesin e tyre edhe Serbia që bashkë me Hungarinë kanë nivelin më të lartë të mbështetjes për Trumpin. Sipas sondazhit 59% e serbëve do të votonin për Trumpin.

Njësoj edhe shtetasit e Rusisë do ta bënin të njëjtën, me 43% mbështetje. Në këtë listë janë edhe Gjeorgjia, Moldavia – shtete që përafrohen botëkuptimisht me pikëpamje konservatore që Trump promovon.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x