8.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Jennifer Lopez në krah të Kamala Harris: “Trump ka punuar vazhdimisht për të na përçarë”

Këngëtarja Jennifer Lopez ka bërë fushatë për Kamala Harris pas deklaratave nënçmuese për portorikanët në një event elektoral të Donald Trump.

“Unë me krenari do të jap votën time për Kamala Harris”, tha këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, prindërit e të cilës vijnë nga Porto Riko, në një event të fushatës së demokratëve në Las Vegas të enjten në mbrëmje.

Në fjalimin e saj, Lopez iu referua një komediani që e përshkroi territorin amerikan të Porto Rikos si një ishull plehrash që noton në oqean në një miting zgjedhor gjatë fushatës së Trumpit.

“Ai ka punuar vazhdimisht për të na përçarë,” tha këngëtarja e famshme për Trump.

“Nuk ishin vetëm portorikanët që u ofenduan atë ditë, ishte çdo latino-amerikan në këtë vend, ishte njerëzimi dhe kushdo me karakter të mirë”, tha këngëtarja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x