15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

VIDEO/ Kryemadhi provokon në sallën e gjyqit, vendos shallin me logon e PS para se të njihet me masën e sigurisë

Deputetja Monika Kryemadhi ka vendosur në bel shallin me logon e Partisë Socialiste, ndërsa hyn në sallën e GJKKO.

Ajo është futur në sallë për t’u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur disa ditë më parë nga GJKKO.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x