Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve, ndër të tjera tha se në kohën e qeverisjes së PS janë bërë përmirësime në shëndetësi.
Rama tha se është i pari kryeministër që “është futur në thikë dy herë” në spital publik, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se “kur drejtonin mjekët nuk mund të shkohej në spitale publike”.
Kreu i qeverisë shtoi se pensionistët meritojnë shumë dhe se qeveria do të bëjë gjithçka për ta.
“Po i afrohem edhe unë kohës që do të ulem në atë anë. Janë bërë përmirësime në shëndetësi, edhe pse shumë biznesmenë nuk paguajnë taksë shëndetësore.
Jam krenar për shëndetësinë tonë. E kam provë. Dy herë jam futur në thikë në spital publik.
Ku të futesha në thikë unë në kohën që qeverinë e drejtonin mjekët, nuk futesha dot në thikë atëherë. Unë e premtoj se ne do bëjmë sforcën maksimale për pensionistët”, tha Rama.
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026
- Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal - 04/11/2026