Autorja koreano-jugore, Han Kang ,ka fituar çmimin Nobel në letërsi për vitin 2024 “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Çmimi i vitit 2023 shkoi për autorin dhe dramaturgun norvegjez Jon Fosse, i cili u nderua për “dramat dhe prozën e tij novatore, që i japin zë të pathënës”.
Çmimi i letërsisë ka qenë prej kohësh i dominuar nga meshkujt, me vetëm 17 gra në mesin e laureateve të tij. Gruaja e fundit që fitoi ishte Annie Ernaux e Francës, në 2022.
Çmimi mbart një fitim prej 1 milion dollarë, nga një trashëgimi e lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel. Krahas çmimit në para, fituesve do t’u jepet edhe një medalje.
- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025