Lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj deputetes Milva Ekonomi me protagonist deputetin e PD Xhelal Mziu, ka reaguar edhe Etleva Bisha, një aktiviste e njohur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht grave.
Dhuna ndaj grave në politikë është kërcënim për demokracinë! Është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, shkruan Bisha në rrjetin social facebook.
“Dhuna ndaj grave të angazhuara në politikë nuk është vetëm përpjekje për të mbytur zërin e tyre, por është sinjal i fortë intimidimi për këdo grua që lufton apo aspiron për tu përfshirë e pasur një jetë publike aktive si politikane e si profesionsite. Truri i nxehur nga politika nuk ftohet nga forca e muskujve, por nga qetësia dhe thellësia e argumentave të mençura!”
STOP: Dhunës ndaj grave e vajzave të angazhuara në politikë! STOP: Çdo forme të dhunës ndaj grave e vajzave, shkruan Etleva Bisha.

- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026