Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.
Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare.
Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që do tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit (Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Faleminderit!”, njoftimi zyrtar nga Kuvendi.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026