Opozita ka thirrur sot protestë kombëtare të cilën kryetari i PD-së Sali Berisha nga arresti shtëpiak e ka cilësuar fillimi i mosbindjes civile pa kthim.
Kauza e protestës bazohet në thirrjen për mosbindje civile, një kërkesë e përsëritur nga ky grupim politik, që shpreson të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Mëngjesin e sotëm, për të siguruar rendin gjatë protestës, janë fortifikuar dyert kryesore të Kryeministrisë.
Sakaq, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit që ka kryer, por ende nuk ka planifikuar aktivitete publike.
Pritet që rreth 1500 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë ato të rendit, FNSH dhe Shqiponja, të jenë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026