Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë kanë çelur një ekspozitë shumë të veçantë të titulluar “Ikonat çudibërëse dhe reliktet e shenjta të Ballkanit”.
Ekspozita vjen në kuadër të një bashkëpunimi që do të vijojë edhe me aktivitete të tjera, në lidhje me traditën dhe trashëgiminë kulturore mes dy vendeve.
Sipas drejtores së muzeut, Fjoralba Prifti, ekspozita prezanton periudha të ndryshme historike dhe rajone të periudhës Post-Bizantine, Bullgarinë mesjetare, Malin Athos, manastiret bullgare, si dhe relikte të shenjta nga ballkani dhe kjo sipas Priftit është një inisiativë shumë e mirë e ambasadës bullgare për ti bërë ato të njohura për botën.
Prifti bën me dije se e njëjta ekspozitë do të çelet edhe në qytetin e Milanos në Itali. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për 2 javë, ndërkohë që si pjesë e bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë së shpejti, një tjetër ekspozitë do të çelet në Sofje, për të prezantuar aty Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, i cili është ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj.
- “Nga Londra në Hagë: Një Shekull Gjyqesh mbi të Drejtën e Shqiptarëve për Liri” - 10/02/2026
- Salianji nuk i ‘bindet’ sërish Doktorit, merr pjesë në protestën e PD-së (VIDEO) - 10/02/2026
- Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia - 10/02/2026