Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet. Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë Edi Rama.Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se vetë Rama mes një rrethi të ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.
Kjo për të shpalosur domethënien e fortë që ka për të transformimi i kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë.
Nga ana tjetër një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që opozita e vlerëson si një bastion të sajin, por në zgjedhjet e fundit lokale ia besoi qeverisjen vendore kandidatit socialist Benet Beci.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “A e keni kërcënuar kryebashkiakun dhe a qëndron ai pas protestave?”/ Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt nga burgu - 05/11/2026
- Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, Top Channel mëson datën e pritshme - 05/11/2026
- Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua - 05/11/2026