Besoj edhe juve si mua ju iku dëshira për betejë. Të gjithë humbësa e të raskapitur. Që e nxorën Lulin e shkretë sa e sa herë fitues e tani do nxjerrin fitues katin e tetë. Edhe pastaj thonë se nuk fitohet përballë diktaturës së Edi Ramës. Në fakt diktatura jonë është si e Agim Fagut dhe Gazment çaçit në basketboll. Kur i shihje në nxemje thoje, aha me këta nuk fitohet. Por kur fillonte loja, edhe rezervat të dukeshin yje. Dhe fundi ishte dëshpërues, fitonte diktatura e kuqe. Mbaronte kampionati dhe ne shkonim në plazh ndërsa diktatorët nisnin stërvitjen për kampionatin tjetër.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- VIDEO/ Kur Sali Berisha në 8 Dhjetor 1990 mburrte Ramiz Alinë para studentëve - 08/12/2025
- Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve (18-34 vjeç) preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%! - 08/12/2025
- “Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor”, ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja - 08/12/2025