Nëna e këngëtares së njohur Maria Keri (Mariah Carey), Patricia dhe motra Alison, kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë.
Lajmin e njoftoi vetë këngëtarja e cila u shpreh zemërthyer për ngjarjen tragjike, ndërsa nuk dha detaje mbi shkaqet e vdekjes së tyre.
“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”, tha ajo.
Këngëtarja fituese e Grammy tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para vdekjes së saj dhe kërkoi privatësi.
Marrëdhënie e këngëtares me mamanë dhe motrën e saj ka qenë e ndërlikuar.
Në kujtimet e Carey-t 2020, The Meaning of Mariah Carey, këngëtarja pesë herë fituese e çmimit Grammy detajoi marrëdhënien e saj të ndërlikuar me nënën e saj, duke thënë se ajo i kishte shkaktuar asaj “shumë dhimbje dhe konfuzion”.
Marrëdhënia e Kerit me motrën e saj më të madhe Alison, ishte gjithashtu komplekse.
Në kujtimet e saj, ajo shkroi se ishte larguar nga ajo dhe vëllai i saj Morgan, duke thënë se ishte “emocionalisht dhe fizikisht më e sigurt për mua të mos kisha asnjë kontakt”.
Alison e paditi Kerin për 1.2 milion dollarë (909,780 £) pas publikimit të kujtimeve për “shqetësim të madh emocional”, duke e quajtur atë “hakmarrëse”.
- Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan - 15/01/2025
- Zbulohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos/ Ylli portugez firmos kontratën e parezistueshme, bëhet pronar i klubit ku do të luajë - 15/01/2025
- Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës! - 15/01/2025