Ekipi i projektit “Tourism for Albania” me ekspertët e huaj dhe shqiptarë kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Komitetit të Turizmit në Korçë. Fokusi i takimit ishte prezantimi i fushave ku do të përqëndrohet puna e ekspertëve si edhe për të marrë propozime mbi zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Bledar Leka partneri zyrtar i projektit nga kompania Citrus thotë se synimi, është që potencialet turistike të Qarkut të Korçës, të bëhen të njohura edhe jashtë kufijve të vendit
Nënkryetarja e Bashkisë Korçë Benila Themeli tha se është kënaqësi të jesh e përzgjedhur ndër 4 Bashkitë që do të asistohen për zhvillimin e fushës së turizmit. Synimi ynë në këtë 10-vjeçar, shtoi Themeli, është sigurimi i turistëve ndërkombëtarë për të vizituar Korçën duke qenë se ka qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik
Projekti “Turizëm për Shqipërinë” do të zgjasë 3 vjet dhe është gjithëpërfshirës. Ai synon të forcojë kapacitetet e bashkive përmes vlerësimit objektiv të statusit aktual të tregut dhe profilit të tregut, krijimit të infrastrukturës së marketingut, zhvillimit të produktit turistik dhe krijimit të themelit për një organizatë të ardhshme që do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe zbatimin e aktiviteteve kyçe për të arritur rritjen e turizmit.
- “Nga Londra në Hagë: Një Shekull Gjyqesh mbi të Drejtën e Shqiptarëve për Liri” - 10/02/2026
- Salianji nuk i ‘bindet’ sërish Doktorit, merr pjesë në protestën e PD-së (VIDEO) - 10/02/2026
- Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia - 10/02/2026