Kandidati i PS, Vangjel Tavo, ka fituar thellë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Pjesë të konsoliduar të fitores, Tavo e merr bindshëm në Lumin e Vlorës, pikërisht në Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç.
Por një fitore të pabesueshme, Vangjel Tavo e ka marrë në kutinë 4589, në fshatin Tërbaç, ku pas numërimit, rezultati është 330 vota për Tavon dhe vetëm 7 vota për Gjikurinë (ku 3 janë votat e komisionerëve), ose afërsisht 98,3% e votave. (TemA)
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026