10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Meta pas refuzimit nga PES: Rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i Taulantit…

Me gjithë tentativat e Partisë së Lirisë për të mohuar lajmin për një vendimmarrje të Partive Socialiste Evropiane që e përjashton Ilir Metën nga pjesëmarrja nga Kongresi i radhës i PES në Berlin, lajmi është i konfirmuar.

Në email-in që qarkulloi në media aleanca me Sali Berishën i shpallur “non grata” nga amerikanet dhe se fundmi nga britanikët listohej si arsye kryesore se pse drejtuesit te Partisë së Lirisë ishte i padëshiruar në Kongresin e Partive Eurosocialiste Europiane që do mbahet në datat 14-15 tetor në Berlin.

Anulimi i ftesës u mësua se ishte dërguar në tre adresa elektronike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim sot Parti e Lirisë, e-mail-in që mbante emrin e Monika Kryemadhit dhe Ralf Gjonit ish zyrtar i LSI.

Gjatë fjalimit që mbajti sot në Mbledhjen e Komitetit Organizator të partisë Meta nuk komentoi përmbajtjen e  mesazhit, por foli për lajm të fabrikuar nga selia rozë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x