Japonezët do të restaurojnë Muzeun Historik Kombëtar. Kuvendi në seancën e së enjtes miratoi marrëveshjen me Japoninë për projektin e restaurimit dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Kështu, Kuvendi miratoi me 96 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 96 vota pro projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Kuvendi po ashtu, miratoi me 96 vota pro projektvendimin “Për ngritjen e nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”.