Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi. Ai u shtrua dy ditë më parë në gjëndje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.
Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.
Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Doçi ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ka bashkëpunuar me shumë kompozitorë të njohur në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”, etj..
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.
- Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike - 04/02/2025
- Rozana Radi krijon tekstin e këngës së re në shtëpinë e “Big Brother VIP” - 04/02/2025
- “Taksat e amerikanëve shpenzohen pa fre”/ Richard Grenell publikon fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor! Ja ku renditet Shqipëria - 04/02/2025