18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Humbi vulën dhe logon e PD, Lulzim Basha zbardh planin: Do bëjmë rekurs!

Lulzim Basha ka deklaruar se vendimi i Apelit që i  dha vulën dhe logon Sali Berishës është i padrejtë, ndaj dhe kanë vendosur të bëjnë rekurs.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se “shqiptarët do të kenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme”, por nuk tha nëse do të ketë apo jo një parti të re.

Kjo, duke qenë se pritet të shihet dhe si do shkojë rekursi i vendimit të Apelit.

“Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë, edhe profesionale, dhe juridike, që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Ndaj do bëjmë rekurs.

Në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje. PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur.

Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parë është që përmes rekursit, PDSH t’i kthehet demokratëve për të bërë një beteje.

Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.
Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat. Në cdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje”, tha ai.

Basha nuk e përjashton as mundësinë e krijimit të një partie të re.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë, shpresa jonë që alternativa jonë të garojë me logon e PD.

Nëse kjo na pamundësohet, sigurisht çdo opsion i Kodit Zgjidhor, ne do jemi në zgjedhje.

Ne besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD të Shqipërisë është në vlerat që ka lindur.

Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, aleatëve, ndaj beteja jonë e parë përmes rekursit do jetë që PD t’u kthehet idealëve dhe demokratëve”, ka deklaruar Basha për gazetarët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x