Me kërcënime ndaj efektivëve të policisë e ka nisur fjalën e tij në protestën para bashkisë Tiranë Belind Këlliçi.
Ndonëse efektivët janë pozicionuar për të ruajtur sigurinë dhe për të shmangur incidentet në protestë, Këlliçi ka kërcënuar policët dhe drejtuesit e tyre se do të merret personalisht me ta. Këlliçi iu drejtua policëve duke u thënë se jeta është e gjatë.
“Do të paguani 1 për 1 për dhunën ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD. Çdo oficeri i policisë së shtetit e ka personale me qytetarët dhe PD. Ta dini mirë Met Rrumbullaku, Tonin Vocaj… Jeta është shumë e gjatë”, tha Këlliçi.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026