Artan Fuga ka ironizuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
“Sa shpejt zëra nga opozita, po flasin per drejtësi të drejtë, sapo u ridhanë pas 5 vitesh vulën dhe logon!
Fluger, fluger!
Të qash me lot dhe të qeshësh me rënkime!
Dhe pasi u rrahën me njëri tjetrin me shkopa bejsbolli, raketa pingpongu, gurë tavlle, tym lotësjellës, tani kërkojnë kthimin e të gjithëve te shtëpia e non’dajës!
A thua bashkimi i opozitës është ritufëzimi i deputetëve ekzistues! Cfarë mjerimi!
Kujtojnë se nuk dihet që rikthimi i vulës ka background politik.
Pushteti më shumë humbte tanimë pas pesë vitesh po ta mbante vulën në duart e Bashës, që nuk diti ta përdori, sesa humbte po ta dorëzonte atje ku në fakt e rrëmbeu”, shkruan ai.