Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani thotë se fakti që Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet nga burgu është një sfidë për drejtësinë shqiptare.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se nuk duhet të ketë dy standarde, në kuptimin që kur është eurodeputet lirohet dhe kur është njeri i thjesht arrestohet.
“Ky është një rast shumë i mirë për të parë sa këllqe ka drejtësia shqiptare për të zbatuar ligjin”, tha Shabani.
Shabani: Kjo është test për drejtësinë. Fakti që ai është eurodeputet do ti çojë prozhegtorët te procesi ligjor i tij. Nëse konfirmohet me vendim të formës së prerë që ai është i fajshëm, atëherë është i fajshëm. Kjo ideja që Edi Rama ka pushtet të jashtëzakonshëm dhe nuk pyet për BE apo për SHBA unë nuk e besoj.
Ne nuk duhet të kemi dy standarde. Ky është një rast shumë i mirë për të parë sa këllqe ka drejtësia shqiptare për të zbatuar ligjin. Nëse intimidohet dhe pastaj del që kur je eurodeputet nuk e shkel ligjin, por kur je qytetar i zakonshëm e ke shkelur ligjin, edhe për ne që besojmë tek reforma në drejtësi…
- Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike - 04/02/2025
- Rozana Radi krijon tekstin e këngës së re në shtëpinë e “Big Brother VIP” - 04/02/2025
- “Taksat e amerikanëve shpenzohen pa fre”/ Richard Grenell publikon fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor! Ja ku renditet Shqipëria - 04/02/2025