Rritja e inflacionit si pasojë e rritjes së shpejtë të ccmimeve përbën rrezik për stabilitetin monetary në vend.
Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një konference sot për mediat, ku ndër të tjera tha se inflacioni në vendin tonë u rrit më tej në muajt korrik e gusht, me 8%.
Sakaq, ai sqaron se ekonomia vijoi rritjen në gjashtë-mujorin e parë.
“Tregjet financiare shqiptare vijojnë të jenë të qeta”, u shpreh ai ndër të tjera.
“Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës.
Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë. Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë.
Konsumi familjar solli norma të qëndrueshme rritje. Kjo tendencë është prezente në tregun e punës. Rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagës në sektorin privat. Rritja e normës bazë të interesit, janë pranë niveleve të ulëta historike. Kursi i këmbimit të lekut, mbetet në pozita të forta në krahasim me euron. Kredia bankare financon investimet’, tha Sejko.