Kreshnik Spahiu ka reaguar pasi Fredi Beleri edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, siguroi një vend në Parlamentin Evropian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re.
Përmes një reagimi në Facebook, Spahiu shkruan se KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.
”Fredi Beleri u zgjodh Eurodeputet. KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme në Himarë sepse Fredi Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht”.
Beleri s’mund jetë Eurodeputet dhe Kryetar Bashkie në Himarë. (Kushtetuata e Shqipërisë)
P.S. Ligjërisht zgjedhjet duhet ishin shpall një muaj më parë, që kur Mikotakis e zyrtarzoi listën e eurodeputetve)”, shkruan Spahiu.
- Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve - 07/11/2026
- Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai - 07/11/2026
- Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja! - 07/11/2026