Vetëm pak javë në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar në bashkinë e Himarës, një ditë më parë, duke deklaruar se arsyet lidhen me çështje personale.
Kujtojmë se ky vendim vjen pak ditë pasi kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Himarë, ku pati edhe një mbledhje me stafin e bashkisë. Bala u zgjodh në krye të bashkisë pasi Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë drejtuesi i ri i kësaj bashkie, ndërsa kryetari i zgjedhur i saj, Fredi Beleri ndodhet në burg.
Letra:
Të nderuar banorë të Himarës!
Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!
Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.
Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.
Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.
Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.
Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.
Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.
Me respekt, Blerina Bala
- VIDEO/ Kur Sali Berisha në 8 Dhjetor 1990 mburrte Ramiz Alinë para studentëve - 08/12/2025
- Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve (18-34 vjeç) preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%! - 08/12/2025
- “Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor”, ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja - 08/12/2025