14.5 C
Tirana
05 / 02 / 2025

PD prezanton programin “Shqipëria meriton më shumë”, Basha: Ne jemi shumica e shqiptarëve

Një vit pra zgjedhjeve parlamentare kreu i PD Lulzim Basha prezantoi programin “Shqipëria Meriton më shumë”.

Programi u prezantua në kuvendin e kësaj partie që u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë.

Basha tha se partia e tij përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. “PD është e vetmja forcë që zhvillon kuvend programor” tha ai.

Basha sulmoi ashpër qeverinë e kryeministrit Rama duke thene se ajo është e kapur nga korrupsioni dhe paligjshmëria.

“Ne do të nisim rrugëtimin e paraqitjes së alternatives sonë, pasi vendi po qeveriset në mënyrë të papërgjegjshme” tha kreu i PD. “PD do të paraqesi alternativën dhe do organizojme debate me qytetarët” tha Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x