18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Çohu presidente shaloje atin!

Nga Kimete Berisha

– Bukur shumë.

Por, të jesh cowboy (lopar) ka kuptim pezhorativ, nuk është mirë.

Pasha babën s’është…

Sepse, kauboji është portretizuar (në letërsi e në filma), si një rojtar bagëtish, i egër, plaçkitës, i pamëshirshëm….në një çast historik u bë në anën e kolonizatorit kundër pavarësisë…

– Kauboji është desperado.

As dashnorë të mirë s’kanë qenë kaubojët. Sepse femra në filmat kaubojë portretizohet si grua e shtëpisë, e nënshtruar dhe e varur.

– Ju kujtohet kur kauboji në film i godiste shpulla aktoret.

Se kaubojit vetja i duket hero…

Nuk shfaq ndjenjat, përveç hidhërimit dhe është dominant, është arrogant pra, dhe për të nuk ka ligj.

Prandaj thuhet për shembull për një njeri arrogant: sillet si kauboj – demek si kapadai.

– Po, veç diplomacia e presidentes është ‘diplomaci kaubojësh’.

– Presidentja ka qejf ta tregojë forcën fizike.

Rival kryesor e ka Putinin.

– Për ta treguar forcën qiellore e ka huazuar helikopterin dhe pilotin amerikan, ndërsa për ta treguar forcën e këmbësorisë i ka huazuar kapuçin, çizmet e kaubojit si dhe një kalë nga një kauboj i Teksasit. 

– Megjithë përpjekjet e mëdha për t’u dukur ‘bandite’ e rrezikshme, Putini ende duket pak më i rrezikshëm se kjo, sepse Putini ka përkëdhelur një leopard.

Në mungesë të leopardit, arusha ka sa të duash në Gërmi.

– Mos u dorëzo.

– Putini bën edhe epifani, zhvishet me tanga kur lahet në ujë të akulltë. 

Nëse do ta mundësh edhe në betejën e ujit, e kundërta e larjes në akull është të ‘përvëlohesh’…çka di unë!

– Për t’u kompletuar fotografia e një gruaje të papërjetuar, një gruaje mendjemadhe por fukara në shpirt, eksik ta shohim edhe në Disneyland….pse jo, s’ka asgjë të keqe të rrotullohet në sallanxhak.

– Me Putinin veç shtëpitë i kanë luksoze, njësoj.

P.S.  Hajgare se shumë e mirë është.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x