Barometri në Euronews Albania këtë të premte ka pyetur qytetarët për pëlqyeshmërinë e disa liderëve botërore dhe evropianë. Krerët e shteteve më të rëndësishme janë vendosur përballë opinionit dhe vlerësimit të tyre për të kuptuar pëlqyeshmërinë e shqiptarëve.
Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, është njëri prej liderëve që është vlerësuar nga qytetarët.
Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë, 85.2% e tyre kanë mendim negativ për Presidentin e Rusisë, ndërkohë vetëm 5.6% kanë mendim pozitiv dhe 6.3% shprehen nuk e di.
Nga ana tjeter Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski gëzon mendim pozitiv nga shumica e të anketuarve.
Janë 75,1 % e të intervistuarve që kanë vlerësim pozitiv për Presidentin e Ukrainës, përkundër 11,1 % të të pyeturve që kanë mendim negativ për të dhe 8.4 % e tyre nuk e njohin.

- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026