16.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

LAJM I FUNDIT/ Firmoset marrëveshja mes qeverisë dhe stadiumit ku do zhvillohet takimi i Ramës në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar (FOTO)

Është firmosur përfundimishit marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe “Christmas Theatre” për dhënien me qera të sallës në të cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndricimin, foninë dhe pastrimin.

Vlen të përmendet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë.

Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në Athinë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip BMW të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Zoti Rama do të mbërrijë në Athinë mëngjesin e së djelës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në Asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën të anëtarësohen në Partinë Socialiste.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x