Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nismën kombëtare që kishte paralajmëruar disa ditë më parë, shkruan javanews. Sipas tij, korrupsioni duhet të përballet me mekanizma dhe filtra të tjerë përpara se t’i vijë radha për t’u përballur me drejtësinë.
Rama mori si shembull suksesin e dixhitalizimit dhe e-Albanias, duke u shprehur se janë shmangur miliona ecejake dhe kontakte fizike mes qytetarëve dhe zyrtarëve. Këto kontakte tha Rama, shpesh kanë prodhuar korrupsion.
Kryeministri shtoi se sot ka ardhur koha të ngrihen sisteme inovative ankesash, duke paralajmëruar kështu ngritjen e platformave denoncuese online, shkruan javanews.al
Ai shtoi se pa mbyllur procesin e Kadastrës, që shërbimet e saj të ofrohen të gjitha online, lufta ndaj korrupsionit nuk quhet e përfunduar.
Rama shpjegoi se për të realizuar këtë reformë, mazhoranca do t’i dretohet Kuvendit me një rezolutë. Sipas tij opozita brenda dhe jashtë Parlamentit është e mirëpritur të kontribuojë.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026