Modelja e njohur, Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.
Ata janë shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, të cilët vijojnë të shfaqen më të dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.
Prej disa ditësh, Jori Delli po shijon pushimet në Dubai me partnerin dhe familjarët e saj. Mes shumë postimeve në Instagram, ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një foto e saj, ku duket varësja të cilën mbante në qafë, me shqiponjën e flamurit shqiptar.
Jori shpesh herë e ka treguar dashurinë për origjinën e saj, madje për disa kohë u shpërgul për të jetuar në Tiranë, por për shkak të lidhjes së saj me reperin Italian, iu desh të shkonte përsëri në Milano.
Megjithatë, duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës, dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”




- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026