Sipas një zyrtari amerikan që foli për Wall Street Journal dhe citoi raporte të shërbimeve të fshehta, Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, i cili ‘me gjasë do të ndodhë në tokën izraelite’ brenda 24-48 orëve të ardhshme.
Sipas burimit, sulmi do të ndodhë në jug ose në veri të vendit. Raporti i WSJ thekson gjithashtu se qeveria amerikane ka ndaluar punonjësit e saj në Izrael dhe familjet e tyre të udhëtojnë në zonat jashtë qendrës së Izraelit, Jeruzalemit dhe Beersheba, duke shmangur veriun dhe jugun e vendit, deri në një njoftim të ri.
Ambasada amerikane në Izrael ka kufizuar lëvizjet e diplomatëve amerikanë dhe të familjeve të tyre në Izrael për arsye sigurie, pa specifikuar shkakun e alarmit të ri, ndërsa në vend rriten shqetësimet për një sulm nga Irani.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026