Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, kanë shtruar një darkë iftari.
Prezent në darkë është edhe vetë kryeministri Rama, socialist Bledi Çuçi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se “Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit…
Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve. E shoh të virtytshme dhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”.
- Porosia e kahershme dhe aktuale e Faik Konicës: Shqiptarët duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - 29/10/2026
- Ish-ministri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për shqyrtimin e çështjes së Saimir Tahirit - 29/10/2026
- Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë! - 29/10/2026