Argita Malltezi ishte e ftuar në Ditarin me Denisa Pashollin, ku foli në lidhje me protestën e organizuar nga Rithemelimi përpara Bashkisë së Tiranës, ku mes të tjerash të pranishmit kërkuan dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Malltezi deklaroi se gjëja më e rëndë që ka ndodhur në vendin tonë është vrasja e reagimit qytetar.
Sigurisht këtu Malltezi s’e kishte fjalën për qeverinë e të atit që nuk dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion, por vrau edhe 4 qytetarë në 21 Janar 2011.
“Çdo protestë ka synim ndërgjegjësimin e masës. Gjëja më e rëndë është vrasja e reagimit qytetar. Duhet protestuar fuqishëm dhe mjetet janë një diskutim tjetër. Është shumë e rëndësishme që u bë ky organizim. Shpresoj t’ia arrijë qëllimin. Ajo që ka ndodhur është skandal dhe që do të jetë në kryefjalën e opozitës në të ardhmen e afërt”, tha Malltezi.
- Ilir Beqaj letër drejtuar Xhafajt, Manjës dhe Gogut: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim - 24/04/2026
- “Viti 2030, objektiv i arritshëm”, Leka: Shqipëria drejt fundit të rrugëtimit për në BE, të gjithë po e vlerësojnë! - 24/04/2026
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026