Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri Janis Bratakos i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.
Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.
Kujtojmë se kjo gazetë publikoi artikullin që zbuloi se është redaktuar dhe shpërndarë e cunguar biseda e përgjegjësit të stacionit me një prej makinistëve të trenit që u përplas në aksidentin tragjik të Tembit ku humbën jetën 57 vetë.
Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026