Sot është dita e të vërtetës. Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë të këtij muaji. Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të përplasin “brirët” me Suedinë.
Një duel mjaft i rëndësishëm për ‘djemtë’ e Sylvinhos, të cilët kërkojnnë të reagojnë për humbjen 3-0 ndaj Kilit. Të gjithë janë ‘sy e veshë’ nga Stokholmi, ku fitorja është mëse detyrim për kombëtaren shqiptare për të lënë pas disfatën e 3 ditëve më parë.
Një test shumë delikat, ku trajneri brazilian do të vendosë edhe pikat mbi “i” sa i takon lojtarëve që do të duhet të marrë me vetë në Euro 2024. Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Etrit Berishës, i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026