Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit.
Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës e së enjtes duke thënë se nuk kishte kuorum.
Bardhi: Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.
Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026