1.5 C
Tirana
19 / 01 / 2026

Senati miratoi marrëveshjen për emigrantët, CEI: Para të hedhura në det; Reagon Tajani: Blinken ishte aty…

Pak orë pasi senati italian dha dritën jeshile përfundimtare për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, ka ardhur dhe reagimi i CEI i cili kundërshton miratimin, e deklaron se paratë e “hedhura në det”, mbulojnë “paaftësinë për të qeverisur fenomenin”.

Sipas imzotit Xhan-Karlo Perego (Gian Carlo), investimi 637 milionë euro në 10 vite për dy qendrat ku do të strehohen emigrantët në Shqipëri, “do shkojnë në tym për pamundësinë për të ndërtuar një sistem pritjeje të përhapur në vendin tonë, i cili renditet i 16-ti në Evropë për pritjen e azilkërkuesve në krahasim me numrin e banorëve”.

Marrëveshja, të cilën shumica e duartrokiti dhe e cila tashmë u ratifikua nga Parlamenti, parashikon ndërtimin e një qendre identifikimi të emigrantëve në brendësi, e cila do të jetë në gjendje të strehojë “maksimumi 3 mijë” njerëz, plus një qendër më të vogël për zbarkimin e parë në portin e Shëngjinit, ku mund të ankorohen anijet italiane me njerëz të shpëtuar në Mesdhe.

“Ato burime”, thotë imzot Perego, “mund të rigjenerojnë jo vetëm jetën e shumë njerëzve, por edhe jetën e komuniteteve tona. Gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre milionë euro që do të nënkuptonin vende pune dhe një ndarje ekonomike”.

Pas reagimit të Imzot Peregos, është përgjigjur Ministri i Jashtëm Antonio Tajani i cili shprehet se nuk janë aspak “para të hedhura në det” por “të shpenzuara mirë për të adresuar çështjen e migracionit me një vend kandidat për t’u bërë pjesë të Bashkimit Evropian”.

Ministri Tajani i kujtoi Peregos edhe vizitën e djeshme (15 shkurt) të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken (Antony) në Shqipëri. “Sot, ndër të tjera, Blinken ishte aty,” tha ai.

Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI) bashkon vendet dhe institucionet e tyre nën frymën e një bashkëpunimi rajonal pragmatik dhe fleksibël. Duke filluar nga 11 nëntori 1989, kjo nismë përfshin 18 vende anëtare: Shqipërinë, Austrinë, Bjellorusinë, Rusinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Maqedoninë, Malin e Zi, Moldavinë, Hungarinë, Italinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë. , Sllovenia dhe Ukraina.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x