Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh se kontrollet për të parandaluar shkeljet e rënda të ligjit nuk do ta ndalen deri në minimizimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Gjithashtu ai shtoi se’ koha kur të fortët bënin ligje në komunitete apo zona të caktuara ka mbaruar dhe se nuk mund të kthehet pas’.
I ndalur tek krimet ndaj të miturve, apo dhunës me bazë gjinore, Balla shtoi se duhet krijuar një aleancë dhe komunikim tjetër për të parandaluar të gjitha format e dhunës.
“Rasti i Divjakës na tregon që ende nuk kemi këtë rrjet informacioni dhe reagimi. Unë garantoj që Policia e Shtetit ka gati një plan masash për të ndërgjegjësuar publikun dhe gjithashtu edhe për ngjarje të rënda kriminale si ajo e Vlorës, ju them që Policia e Shtetit ka rritur prezencën e vet, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë territorin për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje”, theksoi ai.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026