Pas dështimit të garave disa herë për të ndërtuar aeroportin e Sarandës, qeveria ka ndryshuar vendndodhjen e aeroportit të katërt që do të ketë vendi. Aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.
“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026