Një 57-vjeçar dhe një 63-vjeçar janë proceduar penalisht pasi shisnin lëndë piroteknike, fishekzjarrë dhe kapsolla.
57-vjeçari i identifikuar me inicialet E.H. dhe 63-vjeçari me inicialet B.M. shisnin lëndët piroteknike në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”.
“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë”,- njofton policia.
Gjatë kontrollove në pikat e shitjes blutë kanë sekuestruar kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.
Dy burrat akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026