Gjykata e Posaçme shpall fajtor dhe dënon me 3 vjet burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Vendimi u dha ditën e sotme nga GJKKO.
Alla u fajësua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje barazie në tendera”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite.
Sipas SPAK, vlera e tenderit të Ujësjellësit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.
Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026